Të drejtat e autorit|TDA

 
eTinguj është e angazhuar për të ruajtur të drejtat e autorit sipas dispozitave ligjore dhe do të përpiqet që të mbrojë çdo artist nga plagjiatura, abuzimi nga artistë të tjerë që ngarkojnë materiale pa leje apo kompani që marrin të drejta që nuk ju takojnë.

eTinguj do të marrë masa për çdo abuzues duke mos lejuar që artistët/kompanitë menaxhuese, të mos abuzojnë me ngarkimin e materialeve në platformë.

Në rastin kur një artist ka ngarkuar një material të kopjuar, rikëndim ose rindërtim të bazës muzikore, artisti mbajtës i të drejtave të materialit origjinal ka të drejtë të kërkojë heqjen e këtij materiali nga platforma eTinguj.
Heqja e një materiali kryhet me anë të një procesi që ndiqet nga eTinguj dhe secila palë duhet të provojë që zotëron të drejtat.
Nëse kërkohet një bllokim nga një mbajtës i të drejtave, atëhere eTinguj mund të marrë masa për bllokim të menjëhershëm ose njofton palën tjetër që ka ngarkuar materialin. Pala që ka ngarkuar materialin ka detyrimin të provojë që zotëron të drejtat e materialit duke dorëzuar prova për pretendimet e tij. Nëse pala që ka ngarkuar materialin nuk provon ose nuk përgjigjet ndaj kërkesës së eTinguj atëhere materiali do të fshihet nga platforma. Në rast se ka patur shitje të atij materiali dhe ngarkuesi ka përfituar të ardhura, eTinguj mund të mbajë shumën e përfituar nga pagesa e radhës dhe t’ia kalojë mbajtësit të të drejtave të materialit. Për të mos lejuar abuzimet, mbajtësi pretendues, duhet të provojë gjithashtu se mban të drejtat e materialit në mënyrë ekskluzive.

Në rast se asnjë nga palët nuk arrin të provojë të drejtat mbi materialin, atëhere eTinguj mund të mos fshijë materialin dhe secila palë ka të drejtë të ndërmarrë hapa të tjera ligjore duke ju drejtuar gjykatës për të përcaktuar të drejtat për atë material.

Në rast se ngarkuesi i kundërpërgjigjet kërkesës për bllokim me prova dhe fakte që zotëron të drejtat për atë material, palës kërkuese do t’i refuzohet kërkesa dhe do të vëzhgohet për abuzim me të drejtat e autorit. Raste të përsëritura të këtyre ngjarjeve do të bëjnë që përdoruesi abuzues të mos ketë qasje në platformë apo funksione të caktuara.

Për çdo rast eTinguj nuk mban përgjegjësi lidhur me çdo material që ngarkohet nga përdoruesit. Secili përdorues pranon dhe miraton rregullat e ngarkimit në profilet e tij dhe garanton eTinguj që nuk do të ngarkojë materiale me shkelje të të drejtave të autorit.

Nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, mund të plotësoni formularin këtu.