PARTNERS/BASHKËPUNËTORËT

eTinguj bashkëpunon me çdo artist ose shtëpi diskografike, producent, kompani menaxhimi, agjenci e menaxhimit kolektiv  dhe çdo institucion që mban të drejtat e publikimit dhe shfrytëzimit ekonomik të një materiali audio. Në eTinguj çdo bashkëpuntor është i rëndësishëm dhe kontribut për gjithë sistemin, por duke patur parasysh sasinë e materialeve që mund të disponojë një bashkëpunëtor, kompania do të ofrojë shërbime të ndryshme dhe preferenciale për bashkëpunëtorët që ngarkojnë në platformë katalogje të mëdha me materiale audio. Për të siguruar mbarëvajtjen dhe menaxhim më të drejtë, eTinguj ofron dy shkallë bashkëpunimi.

 

BASHKËPUNTOR

  • Llogari të veçantë për ngarkimin dhe shitjen e materialeve
  • Verifikim zyrtar i llogarisë nëse plotëson kufirin e trafikut dhe shitjes së materialeve
  • Mbështetje teknike brenda 24-48 orëve, me e-mail
  • Përfiton përqindjen bazë të të ardhurave nga shitjet
  • Vendosja e materialeve në “Lista” sipas suksesit të tyre
  • Reklamim në rrjetet sociale të “eTinguj”

 

BASHKËPUNTOR I PREFERUAR

  • Llogari të veçantë për ngarkimin dhe shitjen e materialeve
  • Verifikim i menjëhershëm zyrtar i llogarisë
  • Mbështetje teknike brenda 24 orëve, me e-mail, telefon
  • Përfiton përqindjen preferenciale të të ardhurave nga shitjet
  • Vendosja e materialeve në “Lista” sipas suksesit të tyre
  • Reklamim në rrjetet sociale të “eTinguj”
  • Reklamim në faqen e parë të “eTinguj”