Si mund të verifikoj llogarinë në “eTinguj”?

 
eTinguj angazhohet të verifikojë vetëm llogaritë e artistëve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë. Kompania do të përpiqet të mos autorizojë hapjen e llogarive të përdoruesve që nuk janë artistë ose kompani përfaqësuese për të garantuar mosabuzimin nga ana e përdoruesve që ngarkojnë materiale pa leje në platformën tonë.

Një artist, i cili angazhohet direkt me “eTinguj”, që të mund të verifikojë llogarinë e tij në “eTinguj” duhet që përveçse dorëzimit të mjeteve të identifikimit, duhet të provojë që zotëron të gjitha materialet që ka ngarkuar në profilin e tij dhe të ketë arritur të paktën 1000 shitje në profilin e tij, gjatë 1 viti kalendarik. Përveçse kufirit të shitjeve, artisti duhet të mos ketë historik abuzimesh me të drejtat e autorit për materialet që ka ngarkuar në profilin e tij.

Një artist që përfaqësohet nga një “Bashkëpunëtor i preferuar” mund të marrë verifikimin nëpërmjet përfaqësuesit duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga “eTinguj”. Në rastin kur artisti regjistrohet nga ana e një “Bashkëpunëtori të preferuar”, kompania mund t’i ofrojë verifikim më të shpejtë, me kushtin që të provohet se artisti ka prezencë të mjaftueshme në tregun muzikor.

Nëse artisti ka arritur limitin e shitjeve dhe ka historik të pastër për të drejtat e autorit, mund të dërgojë një kërkesë nëpërmjet këtij formulari (formular me link – të dërgon në faqe tjetër)







PoJo